Një person raportohet të ketë mbetur i vdekur derisa tre të tjerë të lënduar si pasojë e një sulmi që Rusia ka kryer mbi Kiev mëngjesin e së mërkurës.
“Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev dhe rajonin e Kievit”, ka thënë Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky.
“Kjo është se si (Vladimir) dëshiron që lufta të përfundojë”, ka shtuar ai, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Perspektivat për negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi në Ukrainë gati tre vjet më parë janë rritur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai kishte qenë në kontakt me Kievin dhe Putinin.
Zelensky ka thënë gjithashtu të martën se Kievi së shpejti do të zhvillojë bisedime me zyrtarët amerikanë. /Gazeta Enigma