Katër persona janë arrestuar nga policia si të dyshuar për përfshirje në një rast sulmi që ka ndodhur në fshatin Babimoc të komunës së Obiliqit.
Incidenti ka ndodhur të shtunën më 10 korrik rreth orës 23:30, pas një fjalosje dhe një keqkuptimi mes palëve.
Të arrestuarit janë:
F. I, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. SH, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. SH, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
B. SH, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndaj të njëjtëve me aktvendimin të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orës, për tu proceduar më tej në procedurë.