Policia në Gjilan ka njoftuar se pas hetimeve intensive, dje ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025.
Pas arrestimit, nga shtëpia e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim të policisë. /Gazeta Enigma