Një vrasje dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Skenderajt para disa minutash.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avdylaziz Hoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.
KALLXO.com mëson se vrasja ka ndodhur në një kafiteri.
Viktima është një burrë me inicialet I. I.
Viktima dhe i dyshuari dyshohet se janë familjarë mes vete, nga fshati Klinë e Ulët, në Skenderaj.
“I dyshuari dhe viktima janë të afërm mes vete janë të Klinës se Skenderajt. Deri më tani kemi një të dyshuar”- tha Avdylaziz Hoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.