Të mërkurën e 12 shkurtit një vrasje tronditi Skenderajn, ku si pasojë mbeti i vrarë Ismet Ibishi, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë krim: B.I., 33-vjeç dhe H.I., 62-vjeçar, të cilët janë djemtë e xhaxhait së viktimës.
Sipa raportimit, ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore mes familjarëve.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri që ishin në posedim të të dyshuarve.
Në vendngjarje janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga autoritetet, shiriti i sigurisë është larguar, ndërsa lokali ku ndodhi ngjarja momentalisht nuk është në funksion.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes.