Një person në Prizren është arrestuar, pasi gjatë kontrollit, në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë e kokainë.
Policia ka bërë të ditur se gjithashtu janë sekuestruar tri peshore, 180 euro dhe një telefon, përcjell Gazeta Enigma.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 79.83 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 5.47 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, tri peshore 180 euro dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Gazeta Enigma