Tragjedi në Bosnje: Burri vrau gruan dhe fëmijën 13-vjeçar

Tragjedi në Bosnje: Burri vrau gruan dhe fëmijën 13-vjeçar

Trupat e vdekur të një gruaje dhe një fëmije 13-vjeçar u gjetën mbrëmë në Kalesija të Tuzlës në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është në arrati dhe policia po e kërkon intensivisht”, bëri të ditur për BHRT zëdhënësi i Prokurorisë Kantonale të Tuzlës, Admir Arnautoviq.

Siç raporton Sarajevo Times, Prokuroria e Kantonit të Tuzlës ka njoftuar për vrasjen e dyfishtë në Kalesija, duke konfirmuar se vrasja e Inela Selimoviqit 37-vjeçar dhe djalit të saj 13-vjeçar është shkaktuar nga mbytja, për të cilën është urdhëruar autopsi, përcjell Insajderi.

Siç thuhet nga Prokuroria e Kantonit të Tuzlës, prokurori kujdestar dhe hetuesit e Sektorit të Policisë Kriminale të MPB-së së Kantonit të Tuzlës kanë kryer hetim në vendngjarje mbrëmë në një banesë në Kalesija, ku në orët e mbrëmjes janë gjetur dy trupa të pajetë.

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë aktualisht ndodhet në arrati dhe po punohet për gjetjen e tij.

“Sot do të jepet urdhër për autopsi të trupave të të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Janë duke u zhvilluar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat janë duke u kryer nga hetuesit e SKP-së të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tivatit dhe Departamentit të Policisë Kriminale të Departamentit të Policisë Kalesija, me urdhër të prokurorit, për të përcaktuar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me vrasjen e dyfishtë”, tha Prokuroria e Kantonit të Tuzlës.

Related Articles