Lajm i mirë për konvertimin e patentë shoferëve në Austri

Lajm i mirë për konvertimin e patentë shoferëve në Austri

Shtetasit e Kosovës që kanë një patentë shoferi të vlefshme të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, nuk kanë më nevojë të japin provim praktik për konvertimin e saj në një patentë austriake.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Austri.

“Të nderuar bashkatdhetarë, sapo jemi njoftuar zyrtarisht se nga data 1 Mars 2025, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të Patentës së Shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë një patentë shoferi të vlefshme të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës NUK kanë më nevojë të japin provim praktik për konvertimin e saj në një patentë austriake”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se ky lehtësim vlen për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit të lëshuara në Republikën e Kosovës.

Related Articles