Konferenca e Sigurisë në Mynih: Kurti takon drejtorin ekzekutiv të komitetit amerikano-hebraik

Konferenca e Sigurisë në Mynih: Kurti takon drejtorin ekzekutiv të komitetit amerikano-hebraik

Në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot edhe Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee) Ted Deutch, ish kongresist amerikan.

Nga kryeministria bëjnë të ditur se gjatë bashkëbisedimit, Kurti veçoi investimet në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, mbështetjen për bujqit dhe fermerët përmes granteve dhe subvencioneve dhe për studentët, duke e bërë mes tjerash edhe arsimin e lartë publik falas.

Tutje theksohet se diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Izraelit dhe Kosovës dhe për mundësitë e reja për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik.

Related Articles