Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Osmani tha se është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë progresin e Kosovës, duke larguar masat e padrejta dhe hapjen e rrugës për Kosovën drejt statusit të kandidatit.
“Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit”, shkroi e para e shtetit në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma