Zelensky i alarmuar: Rusia po sulmon në Chernobyl

Zelensky i alarmuar: Rusia po sulmon në Chernobyl

Trupat ruse i kanë intensifikuar sulmet në zonën e Chernobylit së fundmi.

Për këtë situatë të krijuar është alarmuar vetë presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai ka thënë se këto sulme shtojnë rrezikun për rritjen e nivelit të rrezatimit, në zonën ku në 1986-n ndodhi shpërthimi më i madh bërthamor.

Zelensky pati shkruar në X se sulmet në Chernobyl janë kërcënim terrorist për mbarë njerëzimin, duke thënë se nivelet e rrezatimit po monitorohen vazhdimisht, ndonëse s’kanë shënuar rritje deri më tash.

“I vetmi vend në botë që sulmon objekte të tilla, pushton termocentralet bërthamore dhe bën luftë pa marrë parasysh pasojat është Rusia e sotme. Ky është një kërcënim terrorist për të gjithë botën. Streha në termocentralin e Çernobilit u dëmtua nga ky dron. Zjarri është shuar. Deri më tani, nivelet e rrezatimit nuk janë rritur dhe po monitorohen vazhdimisht. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmet në strehimore janë të konsiderueshme”, ka shkruar Zelensky ditë më parë.

Chernobyli, që u bë tmerri i mijëra njerëzve në periudhën e Bashkimit Sovjetik, ishte pushtuar nga ushtria ruse në javët e para të nisjes së agresionit. /Gazeta Enigma

Related Articles