Volodymyr Zelensky: Nuk pranoj asnjë vendim mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Volodymyr Zelensky: Nuk pranoj asnjë vendim mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundmi ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë vendim mes SHBA-së dhe Rusisë, për Ukrainën.

Ai e ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump për mbështetjen, por është shprehur se sipas tij, s’ka lider në botë që mund të bëjë marrëveshje me Vladimir Putinin, siç ka thënë ai, pa Ukrainën.

Presidenti ukrainas gjithashtu i bëri thirrje Trumpit që t’i qaset bisedave të tij me Putinin dhe liderët e tjerë rusë, siç tha ai, duke ruajtur besnikërinë ndaj Ukrainës, raporton Sky News, transmeton Gazeta Enigma.

“Doja shumë që Ukraina të ishte prioritet për Trumpin, jo Rusia. Shpresoj që ne të jemi më të rëndësishëm”.

“Ne nuk jemi aq të mëdhenj sa Rusia, por unë mendoj se nga pikëpamja strategjike, Ukraina është më e rëndësishme për SHBA-në, sepse ne jemi vërtet partnerë, aleatë dhe ndajmë vlera të përbashkëta”, është shprehur tutje Zelensky. /Gazeta Enigma

Related Articles