Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, prangosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, prangosen dy persona

Dy persona kanë përfunduar me pranga në duar në Ferizaj, ndërsa një tjetër është dërguar me emërgjencë në spital pas një përleshjeje fizike.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Në rrugën “Rexhep Bislmi”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat bëhet e ditur se erdhën pas një përleshje fizikë mes disa personave.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, tha Veseli./Gazeta Enigma

Related Articles