Radoniqi: Numërimi i votave të kandidatëve ka përfunduar në shumicën e komunave

Radoniqi: Numërimi i votave të kandidatëve ka përfunduar në shumicën e komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për takimin mes kreut të KQZ-së Kreshnik Radoniqi dhe ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku Radoniqi e informoi Hargreaves për “aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”

Radoniqi e ka njoftuar Hargreaves në Qendrat Komunale të Numërimit është duke u bërë numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe se në pjesën më të madhe ky proces ka përfunduar.

Po ashtu Radoniqi e ka informuar ambasadorin edhe për vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashë Kosovës.

“Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar. Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës. Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë.”

Related Articles