E quajti “super-arritje” Evropianin Shqipëri – Serbi, trajneri i Trepçës thotë se u keqkuptua

E quajti “super-arritje” Evropianin Shqipëri – Serbi, trajneri i Trepçës thotë se u keqkuptua

Trajneri i Trepçës, Edi Martini, ishte komentuar shumë për deklaratën “pro” organizimit të Evropianit mes Shqipërisë dhe Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.

Më 4 shkurt, pasi UEFA e zyrtarizoi Evropianin Shqipëri – Serbi, Martini në Facebook shkroi: “Erdhi dita që të organizojmë një Kampionat Evropian të 21-vjeçarëve në Shqipëri. Një superarritje, jo vetëm në aspektin sportiv që jemi kualifikuar si vend organizator, por edhe në aspektin ekonomik ku Shqipëria do të jetë kryefjala e të gjithë Evropës për një muaj me radhë. Asnjërit nga ne nuk na ndryshon mendimin për ta, por të organizosh një finale të Kampionatit Evropian është një ëndërr që e shikon shumë rrallë. Bravo dhe sukses ekipit tonë kombëtar U21, suksese Alban Bushi”.

Në një intervistë të fundit, ish-sulmuesi Flamurtarit, tha se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Jam keqkuputu, sepse të jeni të bindur të isha pyet se a do kishe dashtë të ishte bë bashkë me ata(Serbinë), do kisha thanë jo”, tha Martini për tëvë1.

Related Articles