Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se po e ruan veçanërisht pjesën e Kushtetutës që ka të bëjë me Kosovën dhe, siç theksoi, në kushte të pamundura dhe nën presion.
Duke tentuar të thotë diçka, Vuçiq tha se ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës “në tavolinë” dhe të diskutojë sërish për Kosovën.
“Po e mbroj posaçërisht pjesën për Kosovën, në kushte dhe presione të pamundura. U përpoqa dhe arrita ta shpëtoj kur të gjithë të tjerët hoqën dorë”, tha Vuçiqi.
“Jam krenar për faktin që e kam mbështetjen më të madhe pikërisht në Kosovë”.