Zafir Berisha: Koalicioni me Albin Kurtin është koalicion me Serbinë

Zafir Berisha: Koalicioni me Albin Kurtin është koalicion me Serbinë

Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kreut të kësaj parti, Fatmir Limaj, se është i gatshëm të bisedojë me LVV-në për krijimin e qeverisë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se NISMA është për qeveri të opozitës.

“Pasi të gjithë injorantët e shoqëris tonë, e që nuk janë pakë, përfunduan duke flliqurë edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raportë me intervistën e fundit të Fatmir Limaj, po ja u përsërisë me kopetenc atë të e kamë “TeFidani” pata intervistës të Fatmirit, koalicioni me Albinin është koalicion me Serbi ( diskursin serbë në Kosovë)!”, (sic) ka shkruar Berisha.

Tutje ai ka thënë se  “1. NISMA është për qeveri të opozitës.

2.NISMA dhe AAK do të funksionoj si një grup parlamentar në Kuvend.

3.NISMA nuk mundet me ja u çelikos zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!”, ka shkruar Berisha.

Reagimi i Berishës vjen pasi kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dy ditë më parë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.

“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”,  tha ai në një intervistë.

Related Articles