Reperi i njohur shqiptar, por që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të përkrahësve të tij, në rrjetin social Snapchat.
Një nga shumë pyetjet kishte të bënte me ushqimet e tij të preferuara.
“Çfarë mund të hani çdo ditë dhe gjithmonë ju shijon”, ishte njëra nga pyetjet që iu bë atij.
Ndonëse pyetja ishte bërë në gjuhën gjermani, ai u përgjigj, në atë shqipe.
“Pite me djath edhe speca me mazë”, tha këngëtari.
Azet është i njohur për këngët e tij, kryesisht në gjuhën gjermane, derisa brenda teksteve të tij, këndohet edhe shqip. Ai ka marrë disa çmime në Gjermani. /Gazeta Enigma
“Pite e speca me mazë” – Azet tregon për ushqimin e preferuar
