Sot në Hagë me fillim nga ora 9:00 do të vazhdoj procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ditë më parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është marrë vendim që të pranohen në prova materiale dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim sipas rregullës 153.
Për këtë gjë njoftoi zëdhënësi i DSK-së, Michael Doyle, i cili tregoi se vendimi është marrë më 14 shkurt. /Gazeta Enigma