Kievi thotë se ShBA-të dhe Ukrania janë afër finalizimit të marrëveshjes për mineralet

Kievi thotë se ShBA-të dhe Ukrania janë afër finalizimit të marrëveshjes për mineralet

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna, së fundmi ka deklaruar se vendi i saj dhe SHBA-ja janë në “fazën përfundimtare të negociatave” për një marrëveshje mineralesh.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fillim të këtij muaji hodhi poshtë një marrëveshje që do t’i jepte SHBA-së akses në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes ushtarake të SHBA-së, raporton BBC, transmeton Gazetae Enigma.

Por në një postim në rrjetet sociale, Stefanishyna thotë: “Ekipet ukrainase dhe amerikane janë në fazën përfundimtare të negociatave në lidhje me marrëveshjen për mineralet”.

“Negociatat kanë qenë shumë konstruktive, me pothuajse të gjitha detajet kryesore të finalizuara.Ne jemi të përkushtuar që këtë ta plotësojmë shpejt për të vazhduar me nënshkrimin e saj”, tha ajo.

“Ne shpresojmë se udhëheqësit e SHBA dhe Ukrainës mund ta nënshkruajnë dhe ta miratojnë atë në Uashington sa më shpejt të jetë e mundur për të shfaqur angazhimin tonë për dekadat e ardhshme.”, shprehet tutje Stefanishyna. /Gazeta Enigma

Related Articles