Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se janë vetëm dy vjet afër realizimit të këtij synimi.
Të martën në rubrikën “Sy m’sy” në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se qëllimi i tij është ta vendosë flamurin kuqezi në tryezën e BE-së.
Sipas tij, ajo dritare që është hapur dhe nuk duhet mbyllur pa integrimin e Shqipërisë.
“Jemi shumë afër miqtë e mi, jemi dy vjet afër. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE”, ka thënë ai.
Tash e 11 vjet Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat, teksa në mars të 2020-s, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë. /Gazeta Enigma