Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Kosova në shtator do të takohet me Kombëtaren e Suedisë në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Me këtë rast FFK-ja dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë do të merren vesh për aktivitetet për ta shndërruar këtë ditë në një festë të madhe futbolli në Prishtinë.
“Ambasadori Ëesterlund është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës dhe kjo përballje është e veçantë për të, pasi do të përballet me Kombëtaren e tij të preferuar”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Gazeta Enigma