Gjatë ditës së nesërme do të fillojë numërimi i votave të diasporës, të cilët votuan fizikisht në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 8 shkurt.
Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues.
Krahas votimit përmes postës, shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë për herë të parë kanë pasur mundësi që të votojnë fizikisht nëpër përfaqësi diplomatike, kjo pas ndryshimeve ligjore që janë bërë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e atyre për subjekte politike.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.90 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.64 për qind e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.46 për qind.