Hoti: Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët

Hoti: Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët

Ish-deputeti Avdullah Hoti, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, pasi viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë.

“Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.

“Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”, shtoi më tej ish-kryeministri. /Gazeta Enigma

Related Articles