Vdes aktori kosovar, Lulzim Rexha

Vdes aktori kosovar, Lulzim Rexha

Ka vdekur në moshën 41 vjeqare të enjten aktori kosovar, Lulzim Rexha.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në një klinikë në Gjermani.

Vdekjen e tij e konfirmoi një nga shokët e tij, Bekim Guri.

“Mbrëmë në ora 21:20 në moshën 41 vjeçare, në Spitalin e Prishtines (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim per 1 vit), nuk mundi me mujt vdekjen edhe pse luftoi aq shume. Erdhe i kalove edhe 30 oret fundit ne ajrin e vendit tend! Te kam pa ne shume situata edhe nuk munda me te lane vetem edhe ne momentin e fundit qe shkove ne qetesi e ne paqe te perjetshme”, tha ai.

“Ngushellime nje gruaje heroine( Njomzes) qe nuk e la burrin e saj as nje sekonde vetem deri ne frymen e fundit duke e luftuar nje semundje qe smundet me e mund mjekesia, perveq te madhit ZOT, duke treguar qe me e madhe eshte Dashuria se sa Vdekja. Ngushellime nanes se Lulit qe u tregua aq e forte duke mos derdhe lot kurre ne prani te Lulit edhe pse ajo e lind”, shtoi tutje ai.



Related Articles