Është duke vazhduar edhe sot procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ndonëse LVV-ja ka marrë shumicën e këtyre votave, PDK radhitet e treta me 5.75% të votave.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, deri tani ka marrë 203 vota, kurse menjëherë pas tij radhitet numri i dy i partisë, Memli Krasniqi, me 114 vota.
Kandidatja Vlora Çitaku bëhet e ditur se ka marrë 98 vota, ndërsa kandidati Uran Ismaili 81 vota, kurse Enver Hoxhaj 72 vota.
Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet nga numërimi i votave të diasporës mund t’i gjeni duke klikuar këtu