RrGK reagon për dhunimin e përsëritur të të miturës: Institucionet relevante të japin llogari

RrGK reagon për dhunimin e përsëritur të të miturës: Institucionet relevante të japin llogari

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar për rastin e dhunimit të sërishëm të së miturës nga Prishtina edhe këtë muaj nga shtatë persona, pasi e njëjta ishte dhunuar edhe në vitin 2022 nga pesë burra.

RrGK deklaron se e mitura ishte dhunuar edhe në Strehimoren e Sigurisë së Lartë për Viktimat e Trafikimit.

“Tani është koha që të gjitha institucionet relevante, që kanë qenë të përfshira në këtë rast, të japin llogaridhënie për dështimin në mbrojtje dhe rehabilitim të të miturës. Ne kërkojmë urgjentisht:Të rishikohet plani i menaxhimti të rastiti, dhe personi përgjegjës ne Qendrën për Punë Sociale të jap llogaridhënie për mos efikasitet të planit”.

Po ashtu aty sugjerohet “Të merret kujdestaria nga prindërit, të cilët po duket që nuk kanë aftësi ta mbrojnë fëmijën e tyre. Policia dhe Prokuroria të arrestojnë të gjithë të përfshirët në këtë rast, dhe të njëjtit të marrin dënimet meritore nga Gjykata. Në rast se rehabilitimi i të njëjtës është sfidë për shtetin tonë, në mungesë të institucioneve relevante, të njëjtën ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim të mirëfilltë dhe e njëjta të rikthehet në shoqëri e rehabilituar”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

RrGK kërkon që urgjentisht të themelohet qendra për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, ashtu siç kërkon edhe “Konventa e Stambollit dhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale (i hartuar nga RrGK në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë)”.

Related Articles