Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, tha se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk kanë shprehur interesim për të dëgjuar deklarata, e ish-gjyqtarit të EULEX, Malcolm Simmons.
Tutje, ai ka thënë se Kurti e Osmani, Gjykatën Speciale dhe EULEX-in vazhdojnë t’i shohin si shpresë për të qëndruar në pushtet.
Postimi i plotë:
“Sundimin e ligjit” e kanë prioritet jo vetëm bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, por deklarativisht edhe Kurti e Osmani. Megjithatë, tejet e çuditshme është qysh u munduan ta izolojnë dhe heshtin Malcolm Simmonsin, ish kryegjykatësin e EULEX-it. Ai, brutalisht, sot tregoi për fabrikimet politike në emër të drejtësisë që i ka bërë EULEX-i në Kosovë, përkundër që Kurti e Osmani as që kishin treguar interesim ta dëgjonin. Nëse helbete sot e kanë dëgjuar, sigurisht u është kujtuar që në ato karrige janë ulur vetëm pasi që administratorët ndërkombëtarë të padrejtësive ua fabrikuan themeluesve të UÇK-së dhe të Republikës së Kosovës edhe një aktakuzë në emër të një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që këtij populli ia solli lirinë dhe pavarësinë.
Kurti e Osmani, Gjykatën Speciale dhe EULEX-in vazhdojnë t’i shohin si shpresë për të qëndruar në pushtet, sepse thellësisht janë të vetëdijshëm që fitorja e tyre ishte si fitore në tavolinë, pa konkurrencë, pasi që tjetërkush u përkujdes ta eliminonte politikisht atë që në terren dhe tavolinë i kishte lodhur me fitore!