Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.
“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe për dialogun e hapur që kemi për të ardhmen e vendit tonë!”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.