Dhjetë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë mbrëmë në Suharekë, pas një aksioni të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale nga Prizrenit kundër bixhozit të paligjshëm.
Sipas informacioneve të para, dhjetë të arrestuarit dyshohet se kanë qenë duke luajtur bixhoz në një kefeteri, aty ku u kapën në flagrancë nga Policia.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale në Prizren.
“Të dyshuarit pasi janë legjitimuar dhe kontrolluar janë sjellë në polici në Prizren për procedura të më tutjeshme, gjithashtu janë sekuestruar dëshmitë të cilat dyshohet se janë përdorur apo ndërlidhen me veprën penale”, kanë thënë nga Policia.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë