Armë zjarri e narkotikë – Çka u gjet në banesën e vëllait të Unikkatilit

Armë zjarri e narkotikë – Çka u gjet në banesën e vëllait të Unikkatilit

Një ditë pasi u gjet i ndikur në banesën e tij, detaje të reja kanë dalë për rastin e vdekjes së vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj, raporton Gazeta Enigma.

Në vendin e ngjarjes Policia thotë se ka gjetur një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.

Policia është duke e hetuar rastin edhe për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

“Prishtinë 02.03.2025, 17:30.  Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Për vdekjen e tij, Paparaci njoftoi të dielën, derisa menjëherë kishin reaguar edhe të afërmit e tij.

Related Articles