Prizren: Dy presona theren me thikë, policia jep detaje

Prizren: Dy presona theren me thikë, policia jep detaje

Dy persona janë lënduar me thikë nga disa persona të tjerë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e së dielës në Prizren.

Siç njofton policia, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit, transmeton Gazeta Enigma.

Lidhur me rastin janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt kurse tjetri është dërguar në mbajtje.

Hetimet rreth ngjarjes kanë filluar dhe po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor dhe Armëmbajtje pa leje”. /Gazeta Enigma

Related Articles