Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se KQZ duhet të sqarohet, pasi sipas tij ka pasur vonesa të qëllimshme në procesin e numërimit të votave, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Cakolli ka përmenduar edhe rastet e përplasjeve verbale nga vëshguesit ku kanë ndikuar në ndërprerjen e numrimit të votave nga 10 deri në 15 minuta.
“Ajo që bie në sy është një përzierje e panevojshëm dhe përzierje e punës. Në disa raste jo vetëm që kanë bërë presion tek komisionerët por edhe me vet praninë e tyre dhe përplasjet verbale që kanë pasur me vëzhguesit e partive të tjera e kanë vonuar procesin duke e bërë që numëruesit ta ndërprejnë punë e tyre. Ka pasur raste kur në një fletëvotim të vetëm janë humbur 10/15 minuta”, tha Cakolli në “Rubikon”.