Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot te Ura e Badovcit.
Nga ky aksident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun.
E për rrjedhojë nga ky aksident, janë krijuar kolona të gjata në të dy drejtimet, si në kahjen për Prishtinë, ashtu edhe drejt Gjilanit.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit për të shmangur aksidente të tilla. /Gazeta Enigma
Aksident në Badovc, nuk dihet për të lënduar – shkaktohen kolona
