Barcelona ka shënuar fitore si mysafir i Benficas me rezultat 1-0 në kuadër të fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve.
Që në start, loja ishte e hapur, me Kerem Akturkoglu (Benfica) dhe Dani Olmo (Barcelona) që ishin afër golit.
Gjërat u përkeqësuan për Barcelonën, pasi Pau Cubarsi në minutën e 22-të u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Benfica tentoi të përfitojë nga kjo, por dyshja turke, Orkun Kokcu dhe Akturkoglu nuk ia dolën të mposhtnin Wojciech Szczesnyn.
Në mesin e pjesës së dytë, Barcelona arriti të befasojë Benfican, me një gol të bukur nga Raphinha në minutën e 61-të për 1-0.
Ky gol ngjalli edhe më shumë Benfican që kishte raste me Joao Regon, por ai nga afër dështoi.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona mori fitore të madhe si mysafir.