Rusët sulmojnë qytetin e lindjes së Zelenskyt, vrasin katër persona

Rusët sulmojnë qytetin e lindjes së Zelenskyt, vrasin katër persona

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve ruse në një hotel në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të enjten. 

Sulmi në Kryvyi Rih ndodhi teksa Zelensky përgatitet për një samit me liderët evropianë në Bruksel, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Samiti, i cili fillon të enjten në mëngjes, do të synojë rritjen e mbështetjes evropiane për Ukrainën.

Të hënën, SHBA-ja ka pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, dhe pajisjet që janë tashmë në Poloni nuk mund të kalojnë kufirin.

Ndërkaq, të mërkurën në mbrëmje, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se dëshiron të besoj se SHBA-ja do të qëndrojë në anën e tyre, por se duhet të jenë gati nëse nuk ndodh ashtu. /Gazeta Enigma

Related Articles