Abdixhiku në Kullën e Jasharëve: Qëndresa e tyre atëherë, rilindje e jona kombëtare

Abdixhiku në Kullën e Jasharëve: Qëndresa e tyre atëherë, rilindje e jona kombëtare

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas homazheve në Prekaz bashkë me anëtarët e kësaj partie, kanë shkuar tek Kulla e Jasharëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në psofiline tij në Facebook ai ka njoftuar se qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharëve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë.

“Qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja e tyre sot, si familje, mes brezave të rinj pasardhës të Jasharëve, është qëndresë e jona që na mbanë neve në rrugën përpara”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles