Hisen Berisha, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar pas dështimit për të siguruar votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Në një reagim të shkurtër por me tone filozofike, për Gazetën Enigma, Berisha ka përdorur shprehjen latine “Vox populi, vox Dei” (Zëri i popullit, zëri i Zotit), duke lënë të nënkuptohet se pranon verdiktin e qytetarëve si një vendim përfundimtar dhe të pakontestueshëm.
Deklarata e tij vjen pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025, ku ai nuk arriti të përsërisë suksesin e mëparshëm për të rifituar mandatin e deputetit.
Hisen Berisha ka qenë një figurë e zëshme opozitare si pjesë e PDK-së.
Në zgjedhjet e kaluara, Berisha kishte arritur të siguronte një numër të konsiderueshëm votash, duke e bërë atë një nga përfaqësuesit e spikatur të partisë së tij. Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve të fundit treguan një ndryshim në preferencat e elektoratit, duke lënë jashtë Kuvendit jo vetëm Berishën, por edhe disa figura të tjera të njohura të politikës kosovare.