Lëshohet për qarkullim autostrada Prishtinë-Prizren

Lëshohet për qarkullim autostrada Prishtinë-Prizren

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, e cila të mërkurën ishte mbyllur për shkak të shembjes së dheut. 

“Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë ë ditur se të gjitha automjetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë.

Related Articles