Merz dhe SPD-ja bien dakord për formimin e koalicionit qeverisës

Merz dhe SPD-ja bien dakord për formimin e koalicionit qeverisës

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e drejtuar nga Friedrich Merz, i kanë përfunduar bisedimet paraprake me Social Demokratët për formimin e një koalicionit për të formuar qeverinë, duke premtuar se do të jenë më të ashpër me emigracionin ilegal, dhe se do të mbështesin industrinë dhe do të nxisin ekonominë.

Kancelari në pritje Merz dëshiron të krijojë një koalicion deri në Pashkë, e cila është më 20 prill të këtij viti. Ai ka paralajmëruar se ishin “pesë minuta deri në mesnatë” që Evropa të përballej me një Rusi armiqësore, me ShBA-në nën presidentin Donald Trump që nuk shihet më si një aleat i besueshëm.

Të dyja partitë po garonin për një marrëveshje përpara javës së ardhshme, kur ata shpresojnë të ringjallin rritjen në ekonominë më të madhe të Evropës dhe për të rritur shpenzimet ushtarake.

“Ka një urgjencë të madhe, veçanërisht në lidhje me buxhetin (ushtarak) të Bundeswehr-it,” tha Merz.

Në Gjermani, ku koalicionet janë normë, qeveritë zakonisht formohen në dy faza, ku partitë fillimisht zhvillojnë bisedime eksploruese dhe më pas hyjnë në bisedime formale për koalicionin.

Blloku konservator CDU/CSU i Merz-it dhe SPD-ja kanë bërë bisedime për çështje të tilla si migracioni dhe pagesat e mirëqenies, duke u bashkuar pas një fushate të mprehtë zgjedhore, shkruan Reuters.

Related Articles