Një zjarr i madh ka përfshirë malet e Deçanit.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga faqja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan.
Ata kanë kërkuar nga autoritetet shtetërore ndërhyrje emergjente për ndalimin e këtij zjarri, që ka marrë përmasa shqetësuese.
“Ju bejmë thirrje autoriteteve shtetërore për ndërhyrje emergjente në ndaljen e zjarreve në malet e Deçanit, zjarrë i cili kanë marrë përmasa shqetësuese. Dënojmë zjarrëvenien e cila ka shkatërruar hektarë të terë të pasur me bimë, gështënja e drunjë të ndryshëm”, thuhet në njoftmin e tyre.