Nuk janë planifikuar bisedime këtë javë midis Rusisë dhe SHBA-së, citoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, raporton The Guardian.
Komentet e saj vijnë pasi CNN raportoi të dielën se zyrtarë amerikanë do të takonin homologët rusë gjatë bisedimeve me Ukrainën në Arabinë Saudite këtë javë.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të jetë në Jeddah, Arabinë Saudite, nga e hëna deri të mërkurën këtë javë për t’u takuar me homologët e tij ukrainas, njoftoi të dielën Departamenti i Shtetit, raportoi CNN.