Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj është shprehur se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz.
Në tri ditët e fundit, ai shtoi se janë evidentuar mbi 290 rasteve të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme.
“Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste”, u shpreh ai
Këto raste, Metaj shtoi se vejnë në rrezik operacionalitetin e ekipeve.
“Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat”, theksoi ai. /Gazeta Enigma