Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai aty ka folur rreth dorëheqjes së drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka.
Në emër të këtij subjekti politik. ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune Alban Hyseni.
“Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin, këtë e kemi kërkuar nga viti i kaluar përshkak gjendjes së jashtëzakonshme që e ka sjellë ai komunën tonë, ku po mbretëron një tension i paparë brenda institucioneve komunale deri në akte të dhunës fizike për ndërhyrje militanteske të VV-së duke ia thyer cilindrin e zyres saj, në drejtorinë e buxhetit ku menaxhohen 40 milion euro të qytetarëve të Gjilanit”, tha Rashiti.
Sipas kreut të PDK-së në Gjilan, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, është e fundit e cila është përballur me një kaos institucional, duke shtuar se ka edhe dorëheqje të këtij lloji. /Gazeta Enigma