Spahiu: Do të ishte budallëk nga Kurti e Limaj që të mos bënin koalicion

Spahiu: Do të ishte budallëk nga Kurti e Limaj që të mos bënin koalicion

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka folur për mundësinë e formimit të Qeverisë nga VV dhe NISMA, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se Qeveria do të formohet pa kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj që Qeverinë do ta formojë Albini me Nismën, Rashiqin dhe pakicat. Nuk e di nëse Haradinaj është i gatshëm për me u fut, dhe nuk e di nëse pas gjithë atyre telasheve dhe fjalëve të këqija që kanë ndërru nuk e di nëse edhe Albini është i gatshëm ta marrë”, tha Spahiu në “DPT te Fidani”.

Sipas tij, mosformimi i Qeverisë nga kryeministri Albin Kurtit dhe kreut të NISMA-s do të ishte “budallëk”. /Gazeta Enigma/

Related Articles