Duda Balje kërkon krijimin e komunave boshnjake

Duda Balje kërkon krijimin e komunave boshnjake

Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni.

Megjithatë ajo në Dukagjini, deklaroi se partia e saj SDU ka tri çështje si kushte me prioritet, e cilido kryeministër që ua plotëson, do e marrë votat e tyre.

Në një thirrje direkte ajo tha se njëri nga prioritetet është reforma në arsim por kërkon edhe krijimin i komunave boshnjake.

“Niher kam thanë se ka me votu për kryeministrin i cili i plotëson kushtet lidhur me komunitetin boshnjak. Jam duke pritur me certifikim e zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar me asnjë. Është herët”.

”Ka çështje që 20 vite s’janë realizuar, disa prej tyre janë reforma në arsim e krijimi i komunave boshnjake”, tha Balje.

Related Articles