Kurti për Qeverinë e tij: Për 4 vjet i bie që i kemi marrë nga dy vendime e gjysmë në ditë

Kurti për Qeverinë e tij: Për 4 vjet i bie që i kemi marrë nga dy vendime e gjysmë në ditë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot nga mbledhja e Qeverisë se gjatë katër vjetëve qeverisje i kanë marrë nga dy vendime e gjysmë në ditë, sipas një përllogaritje që e bëri ai, raporton Gazeta Enigma.

“Gjatë këtij mandati, përfshirë edhe vendimet në këtë mbledhje, Qeveria jonë i ka miratuar gjithsej 2226 vendime në mandatin e parë të plotë katërvjeçar e që nëse i llogarisim 880 ditë pune i bie nga dy vendime e gjysmë në ditë”, tha Kurti.

Kurti teksa lavdëroi punën e ekzekutivit, duke thënë se fokusin e kishte në “qeverisjen zhvillimore dhe demokratike”.

“Prej këtyre vendimeve 319 kanë qenë miratime të projektligjeve dhe padyshim që kemi dëshmuar një nivel të lartë të aktivitetit legjislativ dhe ekzekutiv në qeverisjen tonë em një fokus të fortë në zbatimin e politikave dhe qeverisjen zhvillimore dhe demokratike”, shtoi i pari i ekzekutivit. / Gazeta Enigma.

Related Articles