Çeku për “kushtin” e Abdixhikut për pozitën e kryeministrit: Ky është standardi i mashtrimit që kemi parë në të kaluarën

Çeku për “kushtin” e Abdixhikut për pozitën e kryeministrit: Ky është standardi i mashtrimit që kemi parë në të kaluarën


Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tek sot ka reaguar për deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se “LDK-ja nuk do jetë pjesë e asnjë qeverise pa pozitën e kryeministrit”, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka rikujtuar deklaratën e parë të Abdixhikut ku kishte theksuar se “do qëndrojmë në opozitë, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca”.

“Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit?”, pyeti Çeku.


“Është mirë që z. Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë.Më 12 shkurt shkroi në FB se “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…” dhe se “…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.” Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin. Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht”, shtoi tutje ministri.

Ai u bë edhe më i ashpër duke thënë “Ky është standardi i mashtrimit që e kemi parë në të kaluarën”. “Deri tash, të vetmet fjalë që i ka mbajtur janë ato për sa vota janë në kutitë e votimit me postë. Aty e ka ditur ende pa filluar numërimi”.

Postimi i Çekut është shpërndar edhe nga pjesëtar të tjerë të LVV-së përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. / Gazeta Enigma.

Related Articles