TikTok-u prej sot nuk do jetë i qasshëm në Shqipëri

TikTok-u prej sot nuk do jetë i qasshëm në Shqipëri

Aplikacioni më i përdorur në botë, TikTok, nga sot e tutje do jetë i mbyllur në territorin e Shqipërisë.

Kjo vjen pas vendimit të Qeverisë atje, si një tentim për të parandaluar dhunën tek nxënësit.

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut erdhi pasi një nxënës në Tiranë u ther për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

TikTok-u është paraparë të mbyllet për një vit, ndërkohë që më pas do bëhet një vlerësim nëse duhet të vazhdojë mbyllja.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar edhe zyrtarisht mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri nga kompanitë e internetit.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP kërkon që të bllokohet aksesi në rrjetin sociale që numëron rreth 1.5 milion përdorues.

Related Articles