Moti të premten me diell dhe vranësira

Moti të premten me diell dhe vranësira

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje të izoluara shiu, transmeton Gazeta Enigma.

Sipas Meteo Kosova era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe lokalisht, herë pas here, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C. / Gazeta Enigma.

Related Articles